Dua Lipa shënon suksesin e radhës në Spotify me “Future Nostalgia”

Mediale Vip

Dua Lipa shënon suksesin e radhës në Spotify me “Future Nostalgia”

Më: 30 prill 2021 Në ora: 00:06
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, nuk ndalet së numëruari sukseset që po i shënon me “Future Nostalgia”.

Me anë të një postimi, artistja bëri të ditur se “Future Nostalgia” është bërë albumi i 20-të më i dëgjuari në historinë e “Spotify”.

Po ashtu, këngëtarja është bërë zyrtarisht artistja e vetme që ka dy albume në top-20.

Dua është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ndërsa pret me padurim t’i rikthehet koncerteve.

Ndryshe, Dua Lipa së fundi performoi bashkë me legjendën e muzikës Elton John në ceremoninë “Oscars”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat