Miku i Zac Efron, Kyle Sandilands, i jep fund thashethemeve se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë. “Unë do ta dija nëse ai do të kishte bërë ndonjë ndërhyrje plastike”’, deklaroi Kyle 49 vjeç.
Më tej ai shtoi se do të ishte e pakuptimtë që ylli i “High School Musical” të kryejë ndërhyrje estetike pasi ai është shumë i pashëm.
“Është si të marrësh një pikturë të Picasso dhe të lejosh një fëmijë të pikturojë me gishta me bojë mbi të. Pse do ta bënte?”, u shpreh ai.
Ndërkohë kirurgu plastik Anthony Youn deklaroi se ai mendon se aktori ka bërë një operacion dentar dhe jo ndërhyrje estetike.