Këngëtari shqiptar reagoi i revoltuar lidhur me “Përputhen”.
Fama që krijuan në “Përputhen” disa konkurrentëve ua hapi dyert edhe për të hyrë në tregun e muzikës.
Luljeta dhe Ndriçimi nga “Përputhen +40” kanë realizuar një projekt muzikor me titull “S’ta jap”, i cili nxiti reagime në publik.
Disa prej atyre që e dëgjuan këngën nuk e pritën mirë, duke u vlerësuar për tekst të dobët e banal dhe personat në fjalë pa talent.
Këngëtari Elgit Doda ka reaguar pas publikimit të kësaj kënge, duke shkruar “Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.
Më pastaj, ai i bëri thirrje produksionit të “Përputhen” që të selektojnë personat që marrin pjesë në emision.
“A mund te selektoni personat qe marin pjese ne emision dhe mos te na sjellni llumin e shoqrise qe mendon se me nje dale ne tv mund te arrijne gjithcka. Ju lutem”, shkroi Elgiti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/30/auto_180329136_212246977372362_2295590376259821055_n1619796930.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/30/auto_179367773_525111631821081_6080746780352024871_n1619796930.jpg)