Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë i komentuar në faqet rozë.
Ai edhe në paraqitjet televizive ndan informacione të shumta, të cilat përkojnë me jetën dhe karrierën e tij profesionale.
Kështu, në një video të fundit të publikuar në Instagram, ai ka bërë të ditur se ka përfunduar këngën e re.
Artisti shfaqej në studion e SBS Entertainment, duke theksuar se ka punuar me producentin Çelik Lipa.

Një projekt nga ana e tij është pritur mjaft shumë nga admiruesit e muzikës së këngëtarit të njohur.
Ndërkohë, “Phantom” është hiti tij i fundit, që u realizua rreth katër muaj më parë.