Djaloshi që e përndiqte Kylien merr urdhër ndalimi për 3 vite.
Kylie Jenner po merr mbrojtje me urdhër të gjykatës, për shkak të djalit që dyshohet se u shfaq në pronën e saj pasi u përpoq të bënte një zhytje të zhveshur në pishinën e motrës së saj Kendall, shkruan TMZ.
Një gjykatës sapo urdhëroi 27-vjeçarin, Shaquan King, për të qëndruar të paktën 100 metra larg Kyliet për 3 vitet e ardhshme.
Urdhri i ndalimit mbron gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.
Burri dyshohet se shkoi drejt e në komunitetin e Kyliet muajin e kaluar pasi u lirua nga burgu. Ai ishte mbajtur pas grilave për rreth 6 orë sepse policët e morën atë në shtëpinë e Kendall ku ai dyshohet se i përplasi dritaret e saj dhe u zhyt në pishinën e saj.
Që nga ajo kohë, Kendall rriti në mënyrë dramatike sigurinë e saj personale dhe gjithashtu mori urdhrin e saj ndalues ndaj King.
Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore të së premtes, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës së saj.
Ekipi ligjor i Kyliet kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi tha se ngacmimi i pretenduar ishte “jetëshkurtër” dhe e dha atë për 3 vjet në vend.