Cozman së shpejti rikthehet me këngë të re.
Reperi Cozman kohën e fundit nuk ka qenë aktiv me prurje muzikore, ndërsa ka dhënë sinjalet e para për rikthim me këngë të re.
Me anë të një postimi në InstaStory, artisti u shfaq në studio muzikore duke bërë të ditur se po punon për një projekt të ri.
“Është bërë një kohë e gjatë”, ka shkruar ai sipër fotos, por nuk ka zbuluar detaje se çfarë po përgatit kësaj radhe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/30/auto_0551619819228.png)
Projekti i fundit muzikor nga Cozman mbetet “You Know Me”, e cila u publikua dy vite më parë dhe është pëlqyer nga fansat e tij.