Reperi shqiptar u shfaq nga Miami.
Reperi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtari i njohur shqiptar, Seven Saraqi dihet se tash e një kohë nuk ka qenë aq aktiv me projekte të reja muzikore.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale ku edhe ndan pamje nga jeta luksoze që bën.
Së fundmi ai erdhi në Instagram me disa fotografi të cilat i realizoi në një jaht superluksoz.
Seveni para disa ditësh ka publikuar në llogarinë zyrtare një Instastory ku thotë se projektet e tij po vijnë së shpejti.