Engjëllusha e ka uruar gjyshen e saj për ditëlindje me një urim shumë special.
Jo vetëm Shyhretja, por edhe vajzat e saj kanë një raport shumë të afërt me nënën e këngëtares së mirënjohur, ato shumë shpesh i kemi parë duke publikuar fotografi me njeriun e dashur për to, teksa e vizitojnë në fshatin ku ajo jeton, në Mushtisht.
“Ditelindjes tande po i gezohem me se shumti nane.Jetofsh sa bjeshket e Mushtishtit, ne ate vend ku mi mesove hapat e pare” ka shkruar Engji në mbishkrimin e fotografisë ku shihet e lumtur krah gjyshes së saj.
Kujtojmë se edhe Gresa e Njomza kanë zgjedhur rrjetet sociale për t’i dedikuar fjalë të bukura gjyshes.