Aktorja fituese e ‘Oscar’, Olympia Dukakis, ka vdekur në moshën 89 vjeçe në shtëpinë e saj në New York.
Ajo është e njohur më së shumti për rolet e saj të spikatura në filma të tillë si: “Mr. Holland’s Opus”, “Steel Magnolias”, “Moonstruck”.
Vdekja është konfirmuar nga vëllai i saj, Apollo Dukasis, përmes një postimi të ndarë në Facebook.
“Motra ime e dashur, Olympia Dukasis, ka vdekur këtë mëngjes. Ajo ndërroi jetë pas disa muajsh pasi kishte probleme shëndetësore”.
Olypmia u komentua mjaft shumë në moshën 56 vjeçare për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’.
Artistja filloi karrierën e aktrimit në skenë dhe bëri debutimin e saj në Broadway në “The Aspern Paper” në 1962. Performanca e parë televizive erdhi të njëjtin vit në episodet e “The Nursers” dhe “Dr. Kildare”, por aktrimi i saj mbeti kryesisht në vëmendje deri në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.
Ajo gjithashtu ishte e njohur për filantropi dhe aktivizëm politik, ndërsa dha mësim për më shumë se 15 vite në New York. E njëjta themeloi Whole Theatre Company në Montclair, New Jersey, së bashku me bashkëshortin e saj.
Dukakis, vajza e emigrantëve grekë, lindi në qershor të vitit 1931 në Massachusetts dhe ndoqi Universitetin e Bostonit.
Ajo u martua me aktorin Louis Zorich në 1962 dhe dyshja ishin të martuar deri në vdekjen e tij në 2018.