Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita u bënë prindër për herë të dytë me datë 24 Prill.
Leonita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya.
Ajo ka zbuluar për herë të parë portretin ëngjëllor të vogëlushes. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj pranë vajzës tjetër, Ayanës.
Dy motrat e kanë parë njëra-tjetrën të buzëqeshura dhe plot dashuri.
“E gjithë bota ime”, ka shkruar Leonita krahas fotos së ëmbël.