Ata kanë lansuar projektin e ri muzikor.
Burak Vehapi dhe grupi Fama publikuan bashkëpunimin e radhës për vitin 2021.
‘Gjynah’, mban emrin kënga e re e tyre e cila u lansua me videoklip në platforma sociale.
Teksti dhe muzika u realizua nga Valon Biba, kurse për orkestrimin është përkujdesur Wirusi ndërsa videoja është realizuar nga RedBird Film.
Ndryshe, Burak Vehapi njihet për projektet e tij muzikore balada por në të njëjtën kohë edhe pjesëmarrjen e tij në dasma dhe ahengje.