Ardian Bujupi paralajmëron se së shpejti vjen albumi “10”

Mediale Vip

Ardian Bujupi paralajmëron se së shpejti vjen albumi “10”

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:38
Ardian Bujupi

Albumi i parë i këngëtarit të njohur titullohet “10” sipas viteve të karrierës.

Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është ndër më të dashurit e skenës muzikore shqiptare.

Ai ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme derisa edhe së fundmi ka lajmëruar se albumi i tij është rrugës.

Përmes një fotografie këngëtari kishte treguar se po sjell albumin duke thënë se ishte një ndër projektet më të rëndësishme të tij.

Ai sot përmes një Instastory tregoi se albumi është gati për t`u publikuar. Albumi “10” vjen më 28 maj teksa fansat e tij janë tejet të lumtur dhe po e presin me padurim atë.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat