Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka pak kohë që ka filluar karrierën e tij në muzikë.
Përmes rrjeteve sociale ai shfaqet si një person mjaft modest e i thjeshtë i cili falënderon Zotin tejet shpesh për suksesin e tij në karrierë.
Si duket Don Xhoni së fundmi ka vendosur që të dhurojë një iftar për shtëpinë e pleqve të drejtuar nga Halil Kastrati i cili ky i fundit ka ndarë imazhin me Don Xhonin duke e falënderuar atë për mbështetjen.
“Sot Iftari te shtepia e te moshuarve u dhurua nga Xhonatan Isufi Don Xhoni”, shkroi Halil Kastrati.