Kur Orinda nis të kërkojë se cilat janë atletet që i shkojnë më shumë me veshjen sot, Turi është gati ta fotografojë e të nisë shakatë e tij.
“Na ka ndryshuar pak garderoba”, shkruar producenti me disa të qeshura, duke mos shmangur faktin se tanimë për shkak të pritjes së ëmbël, Orindës i kanë ndryshuar dhe rrobat.
“S’po zgjedh dot atletet”, ia ka kthyer Orinda e cila e ka ndarë mendjen për një fustan jeshil sot.
Ne na ngelën sytë te Orinda në pasqyrë që për herë të parë e shohim me fustan të ngushtë ku duken format.
Lojërat në shtëpi me dyshen duket se kanë filluar e kjo dhe për shkak se shumë shpejt ata do të jenë 3. E me siguri ky do të jetë fiks momenti kur Turi dhe Orinda do të shijojnë gjithë të qeshurat e mundshme me bebushen e tyre.
