Ellie Goulding është bërë nënë për herë të parë.
Këngëtarja 34-vjeçare mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Caspar Jopling, i cili ndau ditën e djeshme një foto duke treguar gjendjen e këngëtares dhe fëmijës.
Jopling theksoi se familja e tij ishte e shëndetshme dhe ndiheshin shumë të lumtur, po aq sa dhe mirënjohës.
Caspar e përfundoi foton duke thënë se gjithçka dëshiron në këto momente, ta shijojë momentet e ëmbla në privatësi larg vëmendjes së publikut.