Ronela më në fund dha datë për këngët e reja.
Ronela Hajati javët e fundit ka pushuar në Nju Jork, ku edhe i mbajti të informuar fansat për çdo të re rreth saj.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ronela nuk preferoi të publikonte këngë të reja, por pas përfundimit të udhëtimit, ajo ka datë për këngët e reja.
Me anë të një postimi, artistja tha se këngët e verës do t’i lansojë nga 20 maji dhe mes tyre janë edhe tri bashkëpunime e një solo-projekt.
“Nga 20 maji, le të fillojë sezona e këngëve të verës. 3 bashkëpunime dhe një solo. Mezi pres”, shkroi Ronela në një postim.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati mbetet “Shumë i mirë”, i publikuar më 10 prill.