Oriola dhe Erosi duket se kanë prishur raportet.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda tash e një kohë kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata kanë tentuar që çdo herë ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut, duke u shfaqur rrallëherë pranë njëri-tjetrit.
Por, veprimet e fundit të modeles dhe futbollistit kanë lënë të kuptohet se në lidhjen e tyre ka një krizë.
Kjo ngase Oriola dhe Erosi më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram dhe nuk u shfaqën në ndonjë imazh së bashku.
Madje, Erosi së fundi ka udhëtuar jashtë vendit, ndërsa Oriola po ashtu ka qenë në udhëtime në vende të ndryshme gjatë angazhimeve në punën e saj si modele.
Ajo para pak javësh pozoi për brendin “Guess”.