​Kryeministrja e Zelandës së Re planifikon të martohet

Mediale Vip

​Kryeministrja e Zelandës së Re planifikon të martohet

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:45
Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka në plan të martohet me partnerin e saj prej një kohe të gjatë verës në hemisferën jugore.

Në një intervistë për Radio Kost, Ardern tha se ajo dhe Clark Gayford më në fund caktuan datën e dasmës pasi ata njoftuan se ishin fejuar dy vjet më parë, raporton AP.

Ajo nuk specifikoi datën e saktë, përveç se tha se do të jetë gjatë verës në hemisferën jugore, e cila zgjat nga dhjetori në shkurt.

Ardern dhe Gayford kanë një vajzë dy-vjeçare, Neva. Në vitin 2018, ajo u bë udhëheqësja e dytë e zgjedhur botërore në historinë moderne që lindi ndërsa ishte në detyrë.

Gayford punon si prezantues në një shfaqje televizive rreth peshkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat