Familja e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore po zgjerohet.
Vajza e vogël i yjeve të hollywoodit, Tallulah Willis, përmes rrjeteve sociale e ka ndarë lajmin se është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, Dillon Buss.
Willis dhe Moore, të cilët ishin të martuar nga viti 1987 deri më 2000, po ashtu i kanë dy vajza tjera së bashku, Rumer 32-vjeçare dhe Scout 29-vjeçare.
Tallulah i ndau disa fotografi të propozimit për martesë dhe unazës së mrekullueshme të fejesës, të shoqëruara me mbishkrimin: “Duart po më dridhen ende. Jam fejuar”.
Edhe anëtarët e tjerë të familjes i shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur gëzimin e tyre me lajmin e fejesës, përfshirë këtu edhe gruan e dytë të Bruce Willisit, Emma Heming Willis, me të cilën aktori i ka edhe dy vajza të vogla.
Edhe pse nuk dihen shumë detaje rreth lidhjes romantike të çiftit të sapo fejuar, ajo që publiku e di është se Dillon Buss ishte karantinuar bashkë me Willisin dhe familjen e saj, në fillim të pandemisë vitin e kaluar.
Ata madje shpesh ndanin fotografi nga grumbullimi kaotik i tyre në një vend, duke e vërtetuar se janë një familje tipike moderne.