Bashkëshortja e Justin Bieber, modelja Hailey, është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjete sociale, e cila numëron 34.2 milion ndjekës. Modelja tërheq gjithmonë vëmendjen me stilin e saj e kombiminet e shumta të rrobave, duke qenë gjithashtu një influencer për vajzat.
Por sigurisht, të jesh Hailey Bieber ndonjëherë kushton, ndaj do të habiteni me çmimin e bizhuterive të modeles, me të cilat pozoi pak ditë më parë. Ndërsa po merrte rreze gjatë fundjavës, Hailey Bieber postoi një foto në Instagram,e veshur me bikini së bashku me bizhuteri prej floriri dhe diamanti me vlerë gati 30,000 dollarë. Çmenduri apo jo?
Bukuroshja zgjodhi një treshe nga argjendaria e Jacquie Aiche, një gjerdan në formë Y të mbushur me gurë dhe një zinxhir të zbukuruar me një diamant.