Afrona Dika është modelja bukuroshe që vitet nuk ia zbehin freskinë e sharmin që publiku ia njeh prej vitesh.
Siç dihet, Afrona tashmë ka vlogun e saj, një hapsirë ku thotë e rrëfen shumë gjëra rreth jetës dhe vetës së saj.
Së fundi, bukuroshja është kthyer nga Zvicra në Kosovë, pranë të shoqit, Bleros, lidhjen me të cilin për shumë kohë e kishte mbajtur në distancë.
Afrona, po kalon kohë e ditë të bukura edhe nën shoqërinë e vajzës së Bleros, Tarës, marrëdhënien me të cilën e ka të shkëlqyer.
