Moderatorja e njohur është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe mjaft e dashur për publikun.
Fjala është për Elita Rudin, e cila së fundi është bërë nënë për herë të dytë e një vajze.
Elita ka kohë prej kur është shkëputur nga ekrani, për t’iu përkushtuar kështu rritjes së fëmijëve të saj, por përmes rrjeteve sociale po arrin të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.
Së fundi ka publikuar një fotografi shumë të bukur, ku shfaqet e rrethuar me lule në një ambient pranveror.
“Elita në botën e luleve ” ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e fotografisë.