Modelja së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë.
Dhe, Almeda po ndanë imazhe të shumta në rrjete sociale derisa po i shijon ditët e fundit të shtatzënisë.
Sapo ka publikuar një fotografi në Instagram bashkë me nënën dhe motrën e saj e cila zbuloi edhe emrin e vajzës. Modelja dhe Tolga kanë vendosur ta quajnë Alina.
“Alina me gjyshen & tezen”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit ajo.
Ndryshe, Almeda dhe bashkëshorti i saj i festuan ditëlindjen e dytë ditën e djeshme, djalit të tyre Efehan.