Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë.
Dje, këngëtarja shqiptare u shfaq e mrekullueshme në një veshje të markës “Chanel” me vlerë 12,440 dollarë (afro 10,300 euro), ndërsa shijoi një natë në Sidnei për të festuar 100-vjetorin e parfumit ikonik ‘Nr.5’ të shtëpisë së modës franceze.
Ylli i muzikës pop ishte e veshur e gjitha në të zeza, me një veshje të përbërë nga një bluzë e zezë 6550 dollarëshe dhe pantallona gjysmë të tejdukshme, të cilat kushtojnë rreth 5890 dollarë.
Rita erdhi me një ndryshim drastik, pasi i ktheu flokët e saj në brune.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/06/auto_auto_rita16203189601620319862.jpg)