Ermali prezantoi një nga pjesëmarrëset e serialit të tij.
Ermal Mamaqi është në përgatitje të një seriali të ri me titull “H.O.T”, i cili do të ketë në kast emra të njohur të kinematografisë.
Ai me anë të postimit të fundit bëri të ditur se moderatorja Klea Huta është një nga yjet e serialit të tij të ri, i cili pritet të dalë në televizion në vjeshtë.
“Ju prezantoj me një nga ⭐ e Serialit H.O.T.@kleahuta
Këtë vjeshtë në TV.????
Ps: Kam dalë duke ngrënë mollë jeshile.“, shkruan Ermali.
Ai nuk ka preferuar të japë detaje se çfarë roli do të ketë Klea në atë serial, megjithatë fansat e presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit këtë herë ajo.