Reperi nga Gjilani, Kastriot Aliu i njohur për publikun si Kastro, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.
Këtë e konfirmoi humanisti Halil Kastrati me anë të një postimi në Instagram, ku edhe solli foto me reperin.
Kastro kishte qenë për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve, ndërsa do të shtrojë mëngjesin, drekën e darkën për banorët pas Bajramit.
Ndryshe, gjatë muajit të Ramazanit, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Suharekë i vizitoi edhe reperi Capital T dhe Don Xhoni.
Të dy kanë shtruar iftar për banorët.