Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen.
Moderatorja e njohur shqiptare dhe partneri i saj festojnë sot ditëlindjen së bashku.
Ditën e sotme çifti i njohur kanë zgjedhur të urojnë publikisht njëri-tjetrin në Instagram, duke mos i kursyer fjalët e zemrës.
Arbana ka zgjedhur që ditëlindjen partnerit t`ia urojë përmes një postimi në Instagram duke e quajtur atë bekimin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan Arbana.