Don Xhoni ka treguar se po vjen me një ‘freestyle’ të ri.
Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.
Ai para disa ditësh lajmëroi se së shpejti do të publikoj projektin e ri muzikor, i cili do të jetë një ‘freestyle’. Reperi zbuloi se prurja e re vjen më 15 maj.
Don Xhoni publikoi në Instastory një fotografi ku shihej një shigjetë derisa shkruhej në të, ” Unë nuk gaboj shënjestrën”.
