Emina është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë është e martuar me miliarderin Sam Nazarin, me të cilin ka dy vajza.
Emina përmes një fotografie të bukur me dy vajzat e saja të cilat kishin veshur bikini të njëjta zbuloi se do të bëhet edhe me një djalë së shpejti.
“Një djalë i vogël është në rrugë dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur”, shkroi Emina.
Së fundmi ajo ka publikuar imazhin e ëmbël duke theksuar barkun e rrumbullakosur, modelja e njohur shihet e veshur në një kostum piratësh ku shkruante me humor se ajo po rrit një pirat të vogël.
“Duke rritur një pirat”, shkroi Emina në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Modelja pranoi shumë pëlqime dhe komente pozitive për paraqitjen dhe shtatzëninë e tretë, duke i uruar asaj dhe fëmijës shumë shëndet.