Ledri Vula ka pak muaj prej kur është bërë baba për herë të parë.
Reperi i njohur kosovar dhe influencerja nga Shqipëria, Sara Hoxha në fund të vitit të kaluar fituan epitetin më të bukur, pasi u bënë prind të një vajze, që e quajtën Poem Blu.
Sot Ledri tregoi gjestin e bukur që ka bërë për të bijën, duke vënë kështu emrin e saj në lëkurë për tërë jetën.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe të bukur, prindërit e rinj nuk kanë hezituar të ndajë fotografi familjare me vajzën e tyre, jo si disa çifte të tjera, që po e mbulojnë porterin e të vegjëlve të tyre, duke i bërë kjo ata edhe më të dashur e më të ndjekur nga publiku.