Albëria zgjodhi Bahamet për pushime.
Edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka nisur pushimet në një vend ekzotik.
Këngëtarja ka udhëtuar në Ishujt Bahame, ndërsa nga atje solli për fansat e saj pamjet e para të vendit ku po qëndron.
Ajo fillimisht publikoi pamje buzë plazhit, me të cilat tregoi pamjen magjepsëse nga ai vend.
Më pastaj, artistja solli një tjetër fotografi të shkrepur nga plazhi, teksa shihet e veshur me bikini dypjesëshe dhe duket në formë shumë të mirë.
Duket se Albërie Hadërgjonaj po merr energji për t’u rikthyer me një projekt të ri muzikor.