Ish-konkurrrentja e “Për’Puthen”, Melisa Lleshi, ishte e ftuar në emisionin “Roped with Olsi” ku rrëfeu gjithçka që kishte mbajtur brenda gjatë ksaj kohe.
Ajo pranoi më në fund hapur lidhjen me Andin, tregoi “hatërmbetjet” që i kishin mbetur nga emisioni si dhe u shpreh se të gjithë kishin “bomba” për njëri-tjetrin në atë emision.
Duke qenë se ajo i publikoi vetë bombat e saj, këshilloi konkurrenten e emisionit, Ledjana Prengën, të mos hiqej si e pafajshme pasi Melisa i dinte “bombat” e saj. Megjithatë, Melisa zgjodhi të mos bënte të ditur asgjë më shumë se kaq, duke ia lënë të tjerëve (Ledjanës) në ndërgjegje.

Kjo e fundit, pasi ka dëgjuar intervistën e Melisës, ka reaguar nëpërmjet një Story në llogarinë e saj, ku shkruan për Melisën që e akuzoi për fallcitet.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”

Në një tjetër postim, Ledjana ka ironizuar gjithashtu faktin që Melisa është bërë këngëtare nga “Për’puthen”.