Femrat e presin me padurim stinën e verës, që të vishen më lehtë dhe t’i japin pamjes ngjyrat e kohës.
Veshje të lehta, të bukura, ngjyra dhe nuanca të mrekullueshme. Ky është spektri fantastik i veshjeve të verës.
Edhe Ariana Fejzullahu si shumë femra të tjera, e do verën dhe veshjet e kësaj stine, që ajo i ka të shumta dhe me mjaft shije.
Në fotot e fundit, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut po shfaqet me të njejtat sandale, që duket se i ka pikë të dobët.