Një nga vajzat më të bukura shqiptare ka filluar pushimet në një nga vendet më të bukura, në Maldives.
Fjala është për ish-missin Agnesa Vuthaj, e cila prej momentit kur e mori kurorën si më e bukura shqiptare nuk ka ndaluar së përfaqësuari denjësisht këtë titull.
E bukur, e zgjuar, e qetë dhe shumë pozitive janë disa nga tiparet që e cilësojnë Agnesën.
Bukuroshja kohët e fundit është aktivizuar mjaft shumë në rrjete sociale, duke postuar kështu imazhe të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private gjithashtu.
Së fundi ajo është arratisur në Maldive në shoqërinë e mikeshave të saj, e nga atje nuk kanë munguar pozat e shumta që ka sjellë për ndjekësit e saj.
Si duket bukuroshja nuk e ka ndër mend ta lëshojë fronin e më të bukurës shqiptare, a mendoni njësoj?

