Familja e reperit po e shijojnë kohën me vajzën e cila para disa muajve ka ardhur në jetë.
Përveç momenteve nga Ledri dhe Sara të cilët zgjedhin t’i publikojnë në rrjete sociale nuk mungojnë edhe nga anëtaret e tjerë të familjes po ashtu edhe miqtë.
Së fundi, gjyshja e vogëlushes apo nëna e Ledrit, Xheraldina ka ndarë një imazh në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Ajo tregoi se është një ndjenjë tejet e bukur të zgjohet pranë vajzës së djalit të saj.
“Të zgjohesh me erën e saj”, ka shkruar Xheraldina Vula në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, me lindjen e Poemë Blu ajo është bërë gjyshe për herë të parë.