Travis Barker di si ta bëjë të lumtur të dashurën e tij Kourtney Kardashian dhe përsëri surprizë janë lulet.
Këtë herë shumë buqeta me trëndafila shumëngjyrësh të mbledhur bashkë mes dhomës së Kourtney.
Me rastin e ditës së nënave që është shumë e rëndësishme në botë, Travis e surprizoi kështu të dashurën e tij.
E kjo nuk është hera e parë që buqetat e Travis bëjnë namin nëpër ‘Instagram’.
Edhe kur festoi ditëlindjen, Kourtney pati surprizë një dhomë plot lule të dhuruara nga i dashuri i saj.
