Përveç vitit 2020 edhe viti 2021 ka nisur me suksese për Dua Lipën.
Përveç fitores së çmimit në Grammy Awards ajo po vazhdon me suksese të tjera.
Së fundi, sukses i saj është projekti muzikor ‘Levitating’ i cili është në bashkëpunim me DaBaby i publikuar në muajin tetor, vitin e kaluar.
Ishte, Dua e cila publikoi një postim në storien e saj në Instagram e cila tregoi se bashkëpunimi i dyshes ka arritur të jetë i pari në listën e iTunes.
Tutje, ‘Levitating’ ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël që nga koha e publikimit.
