Nicole Scherzinger shënoi Ditën e Nënës në SH.B.A. duke ndarë fotografitë e veta së bashku me nënën e saj të bukur Rosemary.
Fansat e shumtë të Nicole ishin të mahnitur nga ngjashmëria e madhe mes dyshes, me njërën që i quante ‘binjakë’.
Në një publikim të fundit, Nicole, 42, kishte veshur një fustan të bardhë ndërsa rrinte ulur në prehrin e nënës së saj teksa e përqafonte atë.
Me këtë rast ajo ditën e djeshme (e diel) uroi edhe Ditën e Nënës, që në Angli festohet gjatë muajit mars.
Ajo shkroi, “Gëzuar Ditën e Nënës Mami. Ti sakrifikove gjithçka për mua në moshën 17 vjeç. Dhe ti jemi rritur me asgjë, ti më mësove rëndësinë e të qenit e këndshme dhe gjithmonë mirënjohëse”.
Disa nga ndjekësit e Nicole komentuan postimin dhe vunë re ngjashmërinë e madhe midis nënës dhe vajzës.