Pasi u deklarua për Geljanin, Sara nuk i ndali takimet me Atdheun.
Ka pak ditë që konkurrentja e “Përputhen” Sara, u deklarua në emision vetëm për Geljanin.
Ndonëse pakkush e besonte deklaratën e saj, Sara shprehej se në emision po qëndron vetëm për Geljanin.
Por, pak ditë pas këtyre deklaratave Sara u shfaq disa herë në krahët e Atdheut dhe dyshja dukeshin shumë të afërt.
Megjithatë, me postimin e fundit, Geljani tregoi se i ka dhënë fund gjithçka që kishte me Sarën dhe u shpreh shumë i revoltuar.
“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, shkruan ai.