Anxhela Peristeri po përgatitet për natën e madhe të Eurovisionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Këngëtarja ka udhëtuar për në Rotterdam ku janë bërë provat e para.
Kanali zyrtar i Eurovision ka publikuar një pjesë nga performanca e Anxhelës gjatë provave dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Jo vetëm në vokal, por edhe në paraqitje Anxhela duket një Beyonce e vërtetë me fustan me gurë dhe në super formë fizike.
Shumë komentues e krahasojnë me Beyoncen ndërsa të tjerë vlerësojnë se Anxhela është një nga pretendentet më të forta për të fituar.
Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-a në rradhë për të kënduar.