Poem Vula u bë pjesë e ‘Instagram’ shumë herët, pak pasi erdhi në jetë.
Profilin e menaxhojnë të dy prindërit dhe duket sikur gjithë kreativitetin e kanë lënë për ta shprehur aty.
Një foto e re familjare është publikuar dhe përshkrimi poshtë saj përmbledh gjithë jetën e familjes së vogël me një fjali.
“I lë të shijojnë kohën sa jam në gjumë”, shkruhet poshtë fotos ku Ledri dhe Sara janë duke u puthur, ndërsa Poem është në gjum.
Me një fëmijë të vogël mesa duket gjumi është i vetmi moment kur prindërit kanë pak kohë për njëri-tjetrin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/12/auto_047905F5-04A7-496D-BA8D-1493F368590B-249x4001620825725.jpeg)