Këngëtarja arriti suksesin e radhës në festivalin e njohur i cili u mbajt këtë vit në O2 Arena të Londrës.
Dhe, natyrisht se Dua mori urime të shumta duke mos munguar edhe ato nga familja.
Nëna e saj, Anesa Lipa e ka uruar nëpërmjet profilit të saj zyrtar në Instagram e cila është shprehur e tejet krenare për suksesin e vajzës.
“Çfarë nate! Urime Dua për shpërblimet e mahnitshme, Albumi i vitit dhe Kënga më e mirë, jam krenare për ty, të dua”, kanë qenë fjalët e saj.
Ndryshe, Dua Lipa edhe në vitin 2019 kishte fituar një nga çmimet e këtij festivali në bashkëpunim me Calvin Harris me projektin muzikor ‘One Kiss’.