Anëtarja më e re e familjes mbretërore britanike pritet të vijë në jetë në verë, dhe ndërkohë kanë nisur spekulimet se si Meghan Markle dhe Princ Harry do ta quajnë vajzën e tyre.
Pas vdekjes së Princit Philip muajin e kaluar, faqja e lojërave të fatit në Angli, ‘Ladbrokers’, ka parashikuar se çifti do ta quajë vogëlushen Philippa.
Fansat besojnë se Duka i Sussex-it do të nderojë gjyshin e ndjerë dhe do t’i vendosë emrin e Dukës së Edinburgut, në titullin e vajzës së tij.
Jessica O’Reilly nga ‘Ladbrokers’ tha: “Fansat mbretërorë gjithnjë e më shumë shpresojnë që Harry dhe Meghan do të vendosin emrin e vajzës së tyre Philippa”.