Janë shtuar dyshimet për shkak të një fotografie që po qarkullon në rrjete sociale.
Tea Trifoni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe e gjithë kjo për shkak të veprimeve të saj.
Nuk ka shumë kohë që ajo u nda nga partneri i saj, Beart Rexhepi dhe u pa në krahët e një djali tjetër me të cilin u tha se ka nisur lidhje, megjithatë kjo nuk është e gjitha.
Së fundi, Tea është parë në krahët e gazetarit shqiptar Enea Protopapa me të cilin aludohet se ka nisur lidhje të re dashurie.
Këtyre lajmeve nuk iu ka reaguar Tea dhe nuk dihet e vërteta e fotografive.
