Artistët e estradës kanë lansuar projektin e paralajmëruar ditë më parë.
‘Para Para’, ka titullin kënga e Gheto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahut.
Kënga e tyre është realizuar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Geasy dhe Majk, ‘Vaksina’.
Teksti është shkruar nga Majku dhe Geasy kurse muzika dhe aranzhimi nga Big Deal Records.
Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i pjesëtareve të labelit Babastars me Ermal Fejzullahun.