Këngëtarja njoftoi fansat e saj se ka gati projektin e ri.
Artistja shqiptare përmes rrjeteve sociale postoi një imazh nga videoklipi.
E veshur me veshje me ngjyrë të gjelbër dhe një makijazh të veçantë, Dafina pyeti fansat e saj se a janë gati.
“Japa”, mban titullin projekti muzikor i cili është pjesë e albumit ‘Dafinë moj’ të cilin e ka paralajmëruar qysh muaj më parë mirëpo nuk e ka lansuar si shkak i pandemisë.
Ndryshe, Dafina e uroi edhe festën e Fitër Bajramit me një imazh të saj të cilin e ka publikuar në storien e saj në Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/13/auto_0221620891966.jpg)