Edhe rep-artisti nga Ferizaji ka uruar festën.
Ai ka ndarë një foto në storien e tij në Instagram derisa ka bërë edhe një lutje.
Përveç urimit, ai ka shprehur edhe lutjen e veçantë për skamnorët të sëmurët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
“Gëzuar Bajramin. O Zot i Mëshirshëm të sëmurëve jepu shëndet, të varfërve furnizim, jetimëve ngrohtësi, Atdheut tonë paqe dhe liri”, kanë qenë fjalët e Mozzik.
