Sindi hodhi dyshime rreth rikthimit të fundit të Atdheut në “Përputhen”.
Protagonistët e “Përputhen” nuk i kursejnë akuzat nga më të ndryshmet për njëri-tjetrin.
Së fundi, konkurrenti Atdhe Xharavina vendosi të largohet nga emisioni bashkë me Sarën, për ta vazhduar njohjen jashtë programit.
Por, ishte Sindi ajo e cila së fundi ka hedhur dyshime rreth asaj se përse ishte rikthyer Atdheu në emision para pak javësh, pasi kishte vendosur të largohet.
Ajo thotë se rikthimi i tij në program ishte vetëm për hakmarrje dhe për t’ua hequr maskat personave që shtiren ndryshe.
Sindi theksoi se me lojën që bëri, Atdheu ua tregoi fytyrën e vërtetë disa personave në program.