Page Six raportoi së fundmi se kur u pyet në Miami se si ndihej në lidhje me ish-të fejuarën e tij Jennifer Lopez që kishte shkuar me pushime me ish-in e saj të vjetër Ben Affleck, Alex Rodriguez u përgjigj: "Jepi Yankees".
Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë kuptuar këtë përgjigje, por po ta mendosh pak më thellë, ajo që ka dashur të thotë A-Rod është e qartë! Ben Affleck është një tifoz i madh i armikut të betuar të Yankees, Boston Red Sox. Ndërsa Alex është një ish-lojëtar i Yankees dhe një tifoz i flaktë.
Kështu, Alex e di mirë se për çfarë po flet! Ky ishte një mesazh i hapur për Affleck, i cili mund të mbajë J.Lo-në, por skuadra e tij s’do të ketë kurrë suksesin e Yankees.
Lopez dhe Affleck kanë qenë duke u takuar që kur A-Rod dhe J.Lo njoftuan ndarjen. Madje, thuhet se ata u nisën për pushime javën e kaluar dhe kaluan disa ditë së bashku.
Alex, nga ana tjetër, thuhet se është tronditur për këtë riikthim të papritur të Bennifer.