Kandidati i emisionit “It’s My Love”, Dardi, gjatë kësaj jave është martuar.
U bë i famshëm gjatë kohës së karantinës me Live-t e tij në Instragram e më pas u bë pjesë e emisionit “It’s My Love”.
Edhe pse në një emision dashurie, pothuajse roli i tij aty ishte vetëm për show.
Pak javë më parë mbushi 18 vjetë, por Dardi i ka dhënë fund beqarisë.
Përmes një postimi në Instastory ai ka bërë të ditur se është martuar.
“Ishalla deri në vdekje jem bashk une ti gruja jem e dashur, urime nusja jem e dashur martesa”, ka shkuar ai mbi një foto ku tregojnë unazat në gisht.
Ndërkohë nuk dihet se a do të kthehet më në emision.
